AKTUALITET, 12 Gusht 2018, 13:25

Derbi shqiptarësh në Amerikë, Gashi “fundos” Hykën

Derbi shqiptarësh në Amerikë, Gashi “fundos”

Kolorado Rapids e Shkëlzen Gashit, ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme 2-1 në shtëpi përballë skuadrës së San Jozes, aty ku aktivizohet sulmuesi tjetër nga Shqipëria, Jahmir Hyka.

Në këtë takim, Hyka është aktivizuar si titullar dhe ka luajtur deri në minutën e 67-të, ndërkohë që Shkëlzen Gashi ka hyrë në fushën e blertë, në minutën e 62-të. Për Koloradon kanë shënuar Smith dhe Boateng, ndërkohë që për miqtë ka barazuar përkohësisht Eriksen me anë të një penalltie.

Me këtë fitore, Kolorado blindon vendin e 11 me 23 pikë, ndërkohë që në vendin e fundit, pra një vend më poshtë, renditet San Jose me 16 pikë në 23 ndeshje.