AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 09:35

Arrestohet pas muajsh përgjime, kuçovari që përdhunoi 13-vjeçaren dhe po trafikonte tjetrën

Arrestohet pas muajsh përgjime, kuçovari që përdhunoi

Policia e Beratit njofton se ka arrestuar një 49-vjeçar nga Kuçova, i cili dyshohet se ka abuzuar rëndë me një vajzë 13-vjeçare, duke e përdhunuar dhe po ashtu, edhe me një 19-vjeçare, të cilën ka tentuar deri edhe ta trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Policia e Beratit, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit arrestoi A.E, 49 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal.

TPZ.AL