AKTUALITET, 21 Mars 2018, 21:07

Spahiu: Nëse kanë program të përbashkët, PD-LSI duhet të bëjnë koalicion

Spahiu: Nëse kanë program të përbashkët, PD-LSI duhet

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, njëherësh një nga mbështetësit më të fort të minatorëve, foli për protestën e ditës së sotme. Sipas tij, minatorët treguan sot forcën e tyre para qeverisë me protestën që shënoi disa përplasje të lehta me Policinë e Shtetit.

Spahiu tha se protesta e sotme ishte një shenjë që në vijim nuk do të ketë më protesta paqësore, por reagim të fortë dhe të ashpër.

I pyetur për koalicionet parazgjedhore, Spahiu i qëndroi mendimit që PD dhe LSI duhet të konkludojnë në një marrëveshje, nëse kanë ide dhe program të përbashkët ekonomik.

Sipas deputetit të LSI, zgjedhjet lokale të 2019 janë tepër afër dhe për këtë duhet nisur përzgjedhja e kandidatëve potencial për të fituar./TPZ.AL/