AKTUALITET, 21 Mars 2018, 16:32

Vdekja e të riut në burgun 313, reagon Drejtoria e Burgjeve: Pësoi infarkt

Vdekja e të riut në burgun 313, reagon Drejtoria e Burgjeve:

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në burgun 313 në Tiranë ku humbi jetën një 37 vjeçar. Në një reagim zyrtar bëhet me dije se, A.Kapllanaj ka kaluar një infarkt miokardi.

"37-vjeçari Kapllanaj ishte nën masën e arrestit me burg dhe momentalisht punonte në këtë burg si ndihmës kuzhinier. Ai është kthyer në dhomën e tij pasi nuk ndihej mirë dhe më pas ka ndërruar jetën”, thonë Burgjet

I burgosuri ka vdekur në burgun 313 në mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30.   37-vjeçari ka vdekur për shkak të komplikacioneve shëndetësore.