TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të gjithë ata që dyshojnë se pas idesë për shembjen e Teatrit Kombëtar fshihet një histori e pastër korrupsioni dhe lartësimi kullash të klientëve të kryeministrit, kanë ngritur një pyetje të thjeshtë: Kur qëllimi është ndërtimi e një godine moderne për teatrin, pse nuk u bë një garë se kush ofronte një ngrehinë më modern në këmbim të tokës shtetërore të falur? Pse kryeministri ka piketuar një kompani ndërtimi dhe një arkitekt të zgjedhur eksluzivisht prej tij si danezi Bjarke Ingels? Pse për Teatrin e ri nuk u zhvillua një konkurs ndërkombëtar siç ka qenë tradita e mëparshme?
Kuptohet qartë se Rama ka dashur ta mbylli këtë histori milionash në një rreth sa më të ngushtë dhe me sa më pak debat. Prandaj ai i ka përzgjedhur vetë gjithë aktorët e kësaj shfaqeje.
Këtë e vërteton edhe fakti se në vitin 2002 ai mendonte ndryshe. Edhe atëhere ai ishte për prishjen e Teatrit, edhe atëhere ai ishte për bashkëpunim me privatët, por atëhrë ai nuk vendoste i vetëm, kishte të tjerë kryeministra mbi kokë, ndaj dhe përdorte rrugë më të sofistikuar për të arritur qëllimet. Në vitin 2002 gjatë një debati me aktorët në emisionin Ajzberg të Artur Çanit, ai premtonte me gojën plot: “Do bëjmë një konkurs ndërkombëtar, do të ketë shumë projekt ide dhe komisioni do të zgjedhi më të mirën” (shikoni videon poshtë).
Ai madje e i ironizonte aktorët duke u thënë se ata nuk donin një projekt të dalë nga konkurimi, sepse e kishin mendjen tek metrat katrorë.
Në fakt që prej asaj kohe ka kaluar një dekadë e gjysëm. Tani Rama nuk ka më kryeministër mbi kokë dhe vendos i vetëm. Prandaj ai hoqi dorë nga konkursi ndërkombëtar duke dëshmuar se tashmë është ai që mendon për metrat katrorë./ Lapsi.al /
[video width="820" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/03/RAMA-2-LOGO.mp4"][/video]