AKTUALITET, 21 Mars 2018, 14:27

FOTO/Ish-kryeministri bën "paqe" me Blendi Fevziun

Duket se këto dy ditët e fundit zyra e ish-kryeministrit Berisha ka qenë e zënë me takime. Ai takoi në zyrën e tij ambasadorin Donald Lu, ndërkohë që një ditë më parë ka pritur edhe gazetarin e njohur, Belndi Fevziun.

Fotoja e këtij takimi është hedhur në Instagram nga këshilltarja e ish-kryeministrit, Erla Mëhilli. Pas dorëheqjes si kreu i PD-së si dhe humbjen së zgjedhjeve, Berisha është shfaqur në disa televizione, por ka munguar në emisionin e Fevziut, Opinion.