AKTUALITET, 21 Mars 2018, 18:32

E rëndë/ Shkon të marrë djalin pas divorcit, burri masakron me kaçavidë ish-gruan në Itali

E rëndë/ Shkon të marrë djalin pas divorcit, burri masakron

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Itali ku një shqiptar dyshohet se ka plagosur me kaçavidë ish-bashkëshorten e tij.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën Sarteano në Siena.

36 vjeçari shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka goditur me kaçavidë 27 vjeçaren, por që për fat të mirë kanë ndërhyrë në kohë të shpejtë fqinjët e ish-gruas. E reja është dërguar me urgjencë në spital e ndërsa 36 vjeçari është arrestuar.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë një sherr mes dy ish-bashkëshortëve, pasi gruaja kishte shkuar në shtëpinë e tij për të marrë djalin e tyre 4 vjeç, pasi kujdestaria i takonte asaj.

Ndonëse ata janë zënë brenda në shtëpi, burri nuk është mjaftuar me kaq, dhe ka sulmuar ish-gruan duke e goditur atë me kaçavidë.