TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Themeluesi i "Facebook", Mark Zuckerberg, ka thyer heshtjen, duke folur për herë të parë për skandalin që ka përfshirë këtë kompani, me të dhënat e përdoruesve dhe shkeljen e privatësisë. Zuckerberg, ka postuar një status në faqen e tij në Facebook, ku komenton situatën dhe pranon se kompania ka bërë gabime.
Zuckerberg shprehet se kompania "Cambridge Analytica", duhet ti kishte fshirë të dhënat e përdoruesve, kohë më parë sepse këtë gjë e ka kërkuar Facebook. Megjithatë, siç u dëshmua në disa media një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe të dhënat e miliona përdoruesve, mund të jenë keqpërdorur, për të modifikuar sjelljen e konsumatorëve apo votuesve, duke krijuar kështu skandalin më të rëndë ku Facebook është përfshirë ndonjëherë.
"Ne kemi përgjegjësi të mbrojmë të dhënat tuaja dhe nëse nuk e bëjmë një gjë të tillë, nuk meritojmë t'ju shërbejmë. Unë jam duke punuar për të kuptuar çfarë ka ndodhur dhe për t'u siguruar që një gjë e tillë nuk do të ndodhë më kurrë. Lajmi i mirë është se ne i kemi ndërmarrë veprimet e nevojshme kohë më parë, që kjo që ndodhi të mos ndodhë më. Ne kemi bërë gabime. Ka shumë punë për të bërë dhe ne duhet ta bëjmë", shprehet Zuckerberg në statusin e tij.
/TPZ.AL/