AKTUALITET, 21 Mars 2018, 15:45

“Byrek dhe dhallë”: Njihuni me deputetët e “varfër” të Kosovës

Vijon seanca parlamentare në Kuvendin e Kosovës ku po shqyrtohet radifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

Duket se orët e gjata kanë reflektuar lodhje tek ligjvënësit të cilët janë detyruar të hanë bukë në tryezat e Parlamentit.

Dy deputetë kanë zgjedhur që të konsumojnë byrek dhe dhallë brenda sallës.

Ky është një rast mjaft i rrallë për politikën shqiptare të cilët jemi mësuar t’i shikojmë në lokale luksoze.