AKTUALITET, 21 Mars 2018, 14:15

Kokaina e Durrësit, media franceze zbulon si bashkëpunëtorë drejtuesit e shtetit

Mediat e huaja ngrenë shqetësimin e influencës ruse në Europë dhe më gjerë. Sipas medias franceze “Radio France International” Europa është në prag të një lufte të ftohtë pas dyshimit të helmimit të britanikut nga një agjent i dyfisht rus. Dyshimet janë edhe për influencën e qeverisë ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe franceze.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga kjo media është edhe droga me sasi rekord e kapur në shkurt të këtij viti në Shqipëri. Sipas medias franceze ka dyshime se janë të përfshirë vetë drejtuesit e shtetit në trafikimin e kësaj sasie te madhe droge, ku e quan dhe Kolumbinë e Europës.

“Shqipëria gramafoni i drogës në  Europë. Dyshimet janë për bashkëpunëtorët në rradhët më të larta të shtetit. Çështja shkon deri në atë pikë sa që e quajmë Kolumbia e Europës. Në shkurt të vitit 2018, u kapën 631 kilogram kokainë me vlerë 180 milione euro në tregun e zi. Kjo është sasia më e madhe e kapur në historinë e këtij vendi”.

media franceze