AKTUALITET, 16 Nëntor 2018, 09:27

Sot afati i fundit kushtetues i Metës për të dekretuar Sandër Lleshin

Sot afati i fundit kushtetues i Metës për të dekretuar

Dita e sotme është afati i fundit kushtetues i presidentit Ilir Meta për të dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm.

Meta pritet të vendosi sot nëse do ta dekretojë Lleshin ose jo.

Të premten e kaluar kryeministri Edi Rama e ridërgoi kërkesën në presidencë për dekretimin e Lleshit, pasi më parë Meta e refuzoi pasi nuk ishte i bindur.

Pas ridërgimit të kërkesës Meta rinisi konsultimet me ministrinë e Mbrojtjes, kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin duke dërguar një letër me 14 pyetje rreth Sandër Lleshit.

Ndërsa përmes një letre drejtuar Metës të hënën, Sandër Lleshi shprehej se hiqte dorë nga karriera ushtarake dhe grada e gjeneralit. Aktualisht Sandër Lleshi mban postin e zv.ministrit fuqiplotë, pasi u emërua nga mazhoranca. TPZ.AL