AKTUALITET, 16 Nëntor 2018, 09:14

Prokurori i Arabisë Saudite: Ja kush e urdhëroi vrasjen e Khashoggi

Prokurori i Arabisë Saudite: Ja kush e urdhëroi vrasjen e Khashoggi

Prokurori publik i Arabisë Saudite ka deklaruar se urdhrin për vrasjen e Jamal Khashoggi nuk e ka dhënë Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, por një oficer i lartë i inteligjencës.

Sipas prokurorit gazetarit iu dha një injeksion vdekjeprurës pas një përplasje me agjentët në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Pas vrasjes trupi i Khashoggi u shpërbë me acid dhe u nxor nga konsulata saudite në Stamboll.

Prokurori ka akuzuar 11 vetë për vrasjen dhe po kërkon dënimin me vdekje për pesë prej tyre.TPZ.AL