AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 08:47

Skenari për protestën, PD mbledh grupin parlamentar

Skenari për protestën, PD mbledh grupin parlamentar

Para nisjes së protestës dhe punimeve të Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të emërohet Prokurori i Përkohshëm, kreu i PD-së Lulzim Basha ka vendosur të mbledhur grupin parlamentar.

Pas përfundimit të mbledhjes, deputetët e PD-së do të vënë në jetë skenarin e tyre, për të kundërshtuar mazhorancën, e cila do të zgjedh e vetme prokurorin.

PD bashkë me aleatët e saj si dhe LSI, kanë rënë dakord për të mos lejuar zgjedhjen e kryeprokurorit të Përkohshëm, duk ee konsideruar një puç kushtetutës.

Një nga skenarët e opozitës është moslejimi i zgjedhjes.

Ndërkohë ka të dhëna se PD do të bëj të pamundurën që të mos nis seanca, ndërkohë që protestues të shumtë, mund t’i bashkohen deputetëve brenda në sallë.

Opozita e bashkuar është e vendosur për të mos lejuar zgjedhjen e këtij prokurori.

TPZ.AL