TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk kanë të numëruar policët që arrestohen, që bëhen pjesë e trafikut të narkotikëve apo të qenieve njerëzore.
I fundit në radhës është Artan Ceno, 44 vjeç, punonjës policie me detyrë kontrollor në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë goditi një rrjet të trafikimit të qenieve njerëzore, ku mes tyre ishte edhe Artan Ceno.
SHÇBA kishte regjistruar një procedim penal mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë e Maqedonisë në mënyrë ilegale, mes tyre me destinacion final Francën për kërkim azili.
Bashkë me Cenon u arrestuan edhe Majlinda Seiti, 52 vjeçe, lindur e banuese në Korçë; si dhe Adriano Kocoli, 52 vjeç, lindur e banues në Korçë.
Kundrejt pagesave që varionin nga 6 në 7 mijë euro për person, grupi i dyshuar, krijonte kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj, qytetarë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova, në kundërshtim me ligjin, me destinacion Francën për azil kërkim.
Në disa raste, në bashkëpunim me punonjësin e policisë tashmë të arrestuar, kanë kaluar nga kufiri i gjelbër, fëmijë të mitur, të cilët më pas kërkonin azil si të pashoqëruar, në vende të ndryshme të Europës.
TPZ.AL