TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Rama ik, Rama ik!”
Anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim zbuluan sloganin e protestës së nesërme kundër vendimit të mazhorancës socialiste të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm.
“Duhet të iki se i ka ardhur koha, jo se duam ne, por se po u bën çdo ditë e më shumë dëm Shqipërisë dhe shqiptarëve po të jetë Kryeministër. Po e varfëron çdo ditë e më shumë, pasi e ka marrë peng ky kryeministër”, iu drejtua mbështetësve entuziastë të partisë së saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
LSI, së bashku edhe me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj, do të zhvillojnë nesër duke filluar nga ora 9:30 një protestë të fuqishme përpara Parlamentit, para se ai të nisë punimet në orën 10:00 për të zgjedhur Prokurorin e ri të Përgjithshëm, një proces i konsideruar nga opozita si antikushtetues.
TPZ.AL
[video width="552" height="296" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/12/ice_video_20171217-221430.webm"][/video]