TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk kanë të ndalur dështimet e kryeministrit Rama, me veprat që ka ndërtuar në autostradën Tiranë – Durrës.
Si fillim kryeministrit i’u thanë palmat shumë të dashura dhe shumë të kushtueshme, që i zgjodhi personalisht, për dekorimin e kësaj autostrade. Tharjen e palmave, Rama i'a faturoi temperaturave të ulëta. Por problemi i palmave u zgjidh në mënyrën që di kryeministri të zgjidhë çdo problem, me para. Palmat e thara do të hidhen në plehra dhe do të zëvendësohen menjëhere me pisha, sërish shumë të kushtueshme.
Por tharja e palmave nuk ishte i vetmi problem, i kësaj autostrade. Në vrapin dhe nxitimin e marrë për ti mbjellë këto palma, u ngushtuan kanalet kulluese, të cilat sollën përmbytjen dhe mbylljen e kësaj autostrade pak ditë më parë. Kryeministri, sërish caktoi fajtorët për përmbytjen, duke ua deleguar fajin ndërtimeve pa leje dhe bizneseve përreth autostradës.
Kohët e fundit, kryeministri po përjeton një tjetër “mini-tragjedi” në këtë autostradë. Thuajse të gjitha dritat e kuqe, të zgjedhura personalisht prej tij, janë fikur dhe nuk funksionojnë. Nuk dihet nëse dritat janë djegur, apo zona nuk furnizohet normalisht me energji elektrike, por fikja e këtyre dritave, e ka lënë autostradën kryesore të vendit, pa ndriçim.(shih fotot më poshtë).
/TPZ.AL/
[gallery ids="39520,39521,39522,39523"]