AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 08:38

Protesta e opozitës, mbështetësit nga rrethet nisen drejt parlamentit

Protesta e opozitës, mbështetësit nga rrethet nisen drejt

Pas thirrjes së opozitës për të mos lejuar Edi Ramën të kap Prokurorin e Përgjithshëm, janë nisur drejt Tiranës protestues nga rrethe të ndryshme. Mësohet se që në orën 8 të mëngjesit është bërë nisja nga Korça, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri, Lezha, Dibra etj.

Protestuesit janë nisur tëorganizuar me autobus, por ka edhe nga ata që janë nisur me mjete private.

Bëhet e ditur se Dibra është qyteti nga janë nisur më shumë protestues reth 1500, ndërsa nga Shkodra janë nisur 1000 protestues.

Edhe nga rrethet e tjera po bëhet e njëjta gjë.

Protestuesit do të grumbullohen para Parlamentit, aty ku është planifikuar që në orën 10:00 të mbahet seanca ku do të përzgjidhet Prokurori i Përkohshëm, i cili do të dalë nga tre kandidaturat e përzgjedhura.

Arta Marku, Merita Tafani dhe Ferdinand Elezi, janë tre kandidaturat.

Ndërkohë opozita e bashkuar kanë bërë një skenar për mënyrën sesi do të protestojnë.

Protesta do të alternohet, jashtë protestuesit, dhe nga brenda seancës deputetet.

Policia nga ana e saj ka bërë një plan masash për të parandaluar çdo lloj incidenti.

TPZ.AL