TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kohëve të fundit është ngritur si problematikë prokurimi që kanë kryer institucionet me objekt dreka apo darka festive të stafit me rastin e festave te fundvitit.
Edhe pse pjesa më e madhe e atyre që kanë dashur të zhvillojnë një aktivitet të tillë tashmë e kanë mbyllur procedurën, Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimit Publik kanë kërkuar që insitucionet të ndalojnë këto procedura.
Në të kundërt sikurse bëhet me dije në reagimin e shkurtër të dy institucioneve drejtoritë e Thesarit nuk do ekzekutojnë pagesat.
Reagimi i plotë i APP dhe Financave
Njoftim për të gjithë Autoritetet Kontraktore
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) ka konstatuar se, kohët e fundit autoritetet kontraktore kanë shpallur dhe zhvilluar në Sistemin e Prokurimit Elektronik procedura prokurimi me vlerë të vogël, të cilat kanë si objekt dreka apo darka festive. Nisur nga qëllimi i ligjit nr. 9643/2006 “Për Prokurimin Publik”, por edhe i Ligjit nr. 10296/2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, të cilët synojnë mirëpërdorim të fondeve publike, APP dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë tërheq vëmendjen e autoriteteve kontraktore që të mos shpallin procedura të tilla prokurimi. Gjithashtu, bëjmë me dije se Drejtoritë e Thesarit do të bllokojnë ekzekutimin e pagesave për objekte të tilla prokurimi. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia e Prokurimit Publik