TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk mund të gabonte Mançester Siti në ndeshjen me Hudërsfilldin. Skuadra e Guardiolës ka fituar pastër, 0-3, në këtë transfertë, duke e çuar diferencën e pikëve me Liverpulin sërish në katër.
Një ndeshje e lehtë për Sitin, që kaloi në avantazh pas 18 minutash lojë. Protagonist ishte mbrojtësi Danilo, i cili gjuajti nga distanca dhe topi, pas një devijimi, shkoi në rrjetë.
Dy golat e tjerë për “qytetarët” u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kanë për autorë sulmuesit Stirling dhe Sane. Për golin e dytë ka pasur dyshime për pozicion jashtë loje.
Mançester Siti ka bërë detyrën dhe vazhdon të luftojë fort për titullin kampion. Diferenca prej 4 pikësh konsiderohet e rikuperueshme për djemtë e trajnerit Guardiola.