AKTUALITET, 7 Gusht 2019, 15:30

Përvjetori i vdekjes së Ardit Gjoklaj: “Erion Veliaj duhej së paku të ishte dëbuar nga zyra”

Përvjetori i vdekjes së Ardit Gjoklaj: “Erion Veliaj duhej


Sot është përvjetori i ditës kur në landfillin e Sharrës gjeti vdekjen punëtori 17-vjeçar Ardit Gjoklaj. Me këtë rast një nga aktivistët e Organizata Politike, Arlind Qorri ka kujtuar këtë rast dhe përgjegjësinë e Erion Veliajt, i cili jo vetëm bëri gjithcka për ta fshehur këtë rast, por pushoi nga puna edhe gazetarë dhe mbylli emisione televizive për ta varrosur këtë ngjarje. “Pak përpara vdekjes së tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u thurte lavde kushteve të punës në landfillin që drejtohej nga një eksponent i PS. Në një sistem të drejtë, Erion Veliaj duhej së paku të ishte dëbuar nga zyra e kerybashkiakut dhe të ishte izoluar në burgun e turpit publik. Në Shqipërinë tonë ai vazhdon të shkatërrojë Tiranën me një krenari perverse” ka shkruar aktivisti i OP, e cila ka protestuar gjatë gjithë kësaj kohe me slloganin: “Drejtësi për Arditit”.