TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që në mesditë u konstituua Këshilli Bashkiak dhe u betua Rakip Suli, si kreu i ri i bashkisë së Kamzës, qytetarë dhe mbështetës të demokratit Xhelal Mziu protestojnë jashtë ambienteve të bashkisë.
Me pankarta në duar “Poshtë diktatura”, “Kamza blu” “Asnjë hap pas”, “Turp Mister 6%” , “Poshtë uzurpatoret”, mbështetës të PD-së shprehen se nuk do të lejojnë zaptimin e institucionit nga një person që nuk ka dalë nga zgjedhjet, por nga votime njëpartiake.
Ata thonë se nuk do lejojnë të betuarin e ri, Rakip Sulin të hyjë në godinë.
Kujtojmë se sot konstituuimi i këshillit bashkiak u bë në një ceremoni zhvilluar në shkollën “Hillary Clinton”.
