LIFESTYLE, 16 Tetor 2017, 14:53

Shumë punë për tu ndjerë e sigurtë ndaj ngacmimeve seksuale!

A keni menduar ndonjëherë se sa kohë dhe energji shpenzojnë gratë, për të shmangur ngacmimet nga burrat?

Dr Fiona Vera-Gray është një studiuese nga Universiteti Durham, e cila ka kaluar pesë vitet e fundit, duke folur me gratë rreth asaj se si ata ndryshojnë sjelljen e tyre, ndaj frikës së ngacmimeve  seksuale dhe sulmit.

Shumë nga gratë e intervistuara  thonë që në një moshë të caktuar kanë shmangur veshjen me ngjyra të kuqe, në mënyrë që të shmangin ngacmimet, apo dikush tjetër që ka bërë një telefonatë të rreme, për të shmangur personin fiksues pas saj, apo kanë mbajtur kufje në vesh pa luajtur muzikë e të tjera raste si këto.

Dhe jo vetëm kaq. Një nga studimet më të mëdha të kryera mbi ngacmimet seksuale në Evropë, gjeti, se pothuajse gjysma e 42,000 grave të anketuara, kishin kufizuar lirinë e lëvizjes së tyre, bazuar në frikën e dhunës me bazë gjinore.

Liz Kelly, një nga sociologët kryesor në botë për dhunën kundër grave, shpiku termin "punë të sigurisë", për të përshkruar strategjitë e zakonshme, që gratë zhvillojnë në përgjigje të përvojave të tyre në publik. “Ne kryejmë punë sigurie shpesh pa menduar, bëhet pjesë e zakoneve tona”, tha ai.

Ndër të tjera Kelly shtoi: “Përderisa format dhe frekuencat e ngacmimit të grave, mund të jenë të ndryshme në mbarë botën, puna që gratë kryejnë për ta kufizuar atë është konstante, e cila kufizon lirinë e tyre. Shumica dërrmuese e kësaj pune është parandaluese, shpesh nuk mund të dimë nëse ajo që po përjetojmë si ndërhyrës është e bezdisshme nëse nuk fillon të përshkallëzohet”.

Por, duke qenë se krijimi i nje sigurie është punë shumë e rëndësishme, atëherë suksesi është mungesa e asaj që mund të ketë ndodhur.

Pra, gratë janë të mbërthyera, janë përgjegjëse për parandalimin e ngacmimeve në të njëjtën kohë, por dhe të paafta për të ditur se kur kanë qenë efektive.

“Duke u përpjekur që të fshihemi ndaj ngacmimeve, ti devijojmë, dhe të gjejmë një rrugë tjetër të ndryshme nga ajo që kemi ndërmarrë, për ti shmangur ngacmimet, duke hequr dorë nga liria jonë dhe duke u fajësuar për një X faktor në të njëjtën kohë, në ndryshojmë vetën. Vendime të vogla për të kufizuar mundësinë, zakonet që shpejt bëhen të fshehura. Ka shumë punë për t'u ndjerë e sigurt. Pra, shumë punë që shkon pa u vënë re”, përfundon Kelly. |Përshtati tpz.al|