AKTUALITET, 8 Tetor 2018, 23:25

Zhduket gruaja në Tiranë, motra denoncon në Polici

Zhduket gruaja në Tiranë, motra denoncon në Polici

E zhdukura e radhës në Tiranë është një grua. Largimi i saj nga banesa është denoncuar nga motra.

Sipas burimeve të Policisë së Tiranës, mësohet se M. K., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa motra, E. M., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, me probleme mendore.

Policia saktëson se po punon për gjetjen e saj.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 07. 10. 2018, shtetësia M. K., vjeçe 53, banuese në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa motra, shtetësia E. M., vjeçe 56, banuese në Tiranë, me probleme mendore. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.