TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News zbuloi fakte tronditëse se si krimi arrin të mbyllë dosjet kriminale me telefonata.
Sokolaj: Në Shkodër, deri para pak javësh, policia nuk hynte dot dhe një nga zonat ku policia nuk hynte dot ishte zona e grupit që u godit, me 11 personave të arrestuar. Ka informacione zyrtare që në Shkodër dhe qytete të tjera, kanë ndodhur ngjarje shumë të rënda. Efektivat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për t'i dokumentuar, ndërkohë që janë telefonuar shefat e tyre dhe u kanë thënë do na i hiqni ata policët nga aty apo do t'i merrni kufoma. Kjo është prapaskena ku fiken kamerat. Kjo është mbështetja politike që ka policia në përballje me krimin.