TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
”Ai (KryeRilindasi) beson Lu dhe Lei! Sigurisht! Me ndihmën e të dyve sot Ai ka në dorë në mënyrën më anti-demokratike drejtësinë!!! Jo se nuk e kishte, por sot e ka 100%”,shkruan Manjani në një postim tw sotmin në facebook.
Sipas Manjanit, Rama i mbështetur nga Lu dhe Lei, ka marrë në kontroll Drejtësinë me këto lëvizje. ”Shkriu Gjykatën Kushtetuese; mbylli Gjykatën e Lartë; zaptoi Prokurorinë! Vettingun po e bën vetë me të përzgjedhurit e tepsisë dhe të çanakut të Rilindjes! Për ditë po zbulohen fakte kompromentuese, të cilat kam një vit që i denoncoj”,-shton Manjani në facebook.
Mbi vazhdën e besimit, Manjani thotë se Rama arreston kë të dojë, dhe se kundërshtarët dhe rivalët politikë i shantazhon. ”Arreston kë ti dojë qejfi jo për ta dënuar, por për ta telendisur nëpër media! Flasin hapur për Drejtësi Popullore! Kundërshtarët dhe rivalët politikë nuk i arreston, i shantazhon dhe i telendis në mediat e tij. Me thënë të drejtën e ka bërë me sukses!”, shton më tej Manjani.