TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Izraeli ka reaguar në lidhje me sulmin ushtarak të SHBA dhe aleatëve këtë të shtunën në Siri dhe regjimit të Assadit për përdorimin e armëve kimike.
Një zyrtar i Izraelit tha se me këtë sulm, SHBA i tregoi Assadit se ku qëndron “vija e kuqe”.
Sipas tij, Trump e bëri të qartë qëndrimin e tij lidhur me përdorimin e armëve kimike në Siri.
“Vitin e kaluar, Presidenti Trump bëri të qartë se përdorimi i armëve kimike kalon një vijë të kuqe. Sonte, nën udhëheqjen amerikane, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar e zbatuan atë rresht. Siria vazhdon të angazhohet dhe të sigurojë një bazë për veprime vrasëse, duke përfshirë ato të Iranit, që vënë në rrezik territorin e saj, forcat e saj dhe udhëheqjen e saj”, tha zyrtari, shkruan Reuters.
Aksioni i sotëm ishte paralajmëruar nga blloku perëndimor, veprim që vjen pas sulmit me armë kimike në Siri ku humbën jetën disa persona.