AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 11:05

Asistencë për azilkërkuesit? Ambasada gjermane: Asnjë lekë

Asistencë për azilkërkuesit? Ambasada gjermane: Asnjë

Ambasada Gjermane ka sqaruar ditën e sotme situatën lidhur me azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani. Pak ditë më parë u tha se  shteti Gjerman do të jap 3 mijë euro për çdo azilant që kthehet vullnetarisht.

Ndërsa sot Ambasada Gjermane sqaron se për azilkërkuesit që janë refuzuar nuk do të jepet asnjë lekë.

Ambasada thotë se nga 1 dhjetori, asnjë ndihmë financiare për të gjithë azilkërkuesit.

Sipas njoftimit të ambasadës Gjermane, personave që nuk largohen me dëshirë do t’u ndalohet hyrja për 5 vjet.

TPZ.AL