AKTUALITET, 6 Shkurt 2018, 21:30

“Shqiptarët në New York refuzojnë takimin me Majkon”

“Shqiptarët në New York refuzojnë takimin me Majkon”

Ministri për Diasporën është duke zhvilluar një vizitë në SHBA, ku po zhvillon takime me komunitete të ndryshme shqiptarësh në këtë vend.

Por ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një mesazh, ku thuhet se Majkon po e refuzojnë ta takojnë.

Kjo sipas mesazhit të publikuar nga Berisha është për shkak të votës të pabesë të qeverisë në OKB.

Postimi i plotë

“Pershendetje Doktor ne Neë York askush nuk merre persiper ti organizojne Majkos takim me shqiptaret sepse njerzit refuzojne ti shkojne .Kjo per shkak te votimit te pabese te qeverise se Edi Rames kunder SHBA,votim qe ketu nuk e priste asnji shqiptare. Majko pas kryqezimit qe i bene ne Miçigan te pranishmit qe mezi mbushen nje klase dhe ku ai deklaroi se votimi ishte nje gafe e kryeministrit u perpoq shume te organizonte nje takim me te mire ketu ne Neë York.Por askush nuk pranon.

Ngeli duke u lutur ku ka grupe shqiptaresh per te bere foto por njerezit nuk duan as foto te bejne me te. Natyrisht e kane me Ramen por ky eshte ministri i tij. Doktor me kete vote Shqiperia na ka nxire fytyren .Pas qendrimeve kunder SHBA te Enver Hoxhes ky eshte qendrimi me antiamerikan dhe kete qendrim e denojne te gjithe shqiptaret e diaspores. Me respekt…”