TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulm vrasës në Sri Lanka. 15 trupa, përfshirë këtu 6 fëmijë, janë gjetur të vdekur pas një shpërthimi në një vend të fshehur të dyshuar të ISIS në lindje të Sri Lankës. Policia ka bërë të ditur se mes viktimave ka edhe 3 gra, të cilat besohet se kanë lidhje me militantët e ISIS.
Banorët u shprehën se dëgjuan një shpërthim të fortë pas të shtënave me armë për disa orë. Përplasjet ndodhën në një qytet jo shumë larg vendlindjes së liderit të sulmeve kamikaze të dielën e kaluar, teksa festoheshin Pashkët. Forcat e sigurisë bastisën edhe një tjetër ndërtesë pranë një qyteti ku u gjetën eksplozivë dhe një dron.
Sri Lanka ka qenë në gjendje alarmi pas një sërë sulmesh me bombë të dielën e kaluar, ku si pasojë 250 persona humbën jetën dhe mbi 500 u plagosën. Sulmet kishin shënjestër kishat të cilat ishin plot me besimtarë të krishterë, por edhe hotelet ku ndodheshin mjaft turistë.
Autoritetet e Sri Lankës kanë fajësuar një grup vendas ekstremist, por nga ana tjetër ISIS ka deklaruar se ka marrë pjesë në këto sulme. Forcat e Sigurisë kanë kryer bastisje në të gjithë vendin që prej këtyre sulmeve, por zyrtarët janë shprehur se dhjetra mbështetës të ISIS janë ende të lirë në vend.