TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Regjistrimi i partisë “Bindja Demokratike” nga ana e KQZ-së është i paligjshëm”.
Kështu ka deklaruar sot Ivi Kaso, sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD. Me një reagim, pak pas zyrtarizimit si subjekt zgjedhor nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kaso, theksoi se ‘Bindja Demokratike’ është opozitë fasadë.
Sipas tij, kjo fakton edhe pse Rama vendosi ta uzurponte KQZ, duke emëruar në kundërshtim me ligjin 4 anëtarë nga PS, ndërkohë që thekson se Patozi është paterice e tij.
Postimi i Kasos:
Arsyeja pse Edi Rama vendosi qe te uzurponte KQZ, duke emeruar ne kundërshtim me ligjin 4 anetare nga PS, eshte qe, sa here ka zgjedhje, te shpikë rregullat e lojes sipas qejfit. Sot vendosi te rregjistroje Bindjen si opozite fasade, si patericen e tij ne zgjedhje me synimin per te zbehur mungesen e opozites se vertete.
Vendimi i paligjshem dhe politik i shumices se Rames ne KQZ eshte nje tjeter prove per opoziten se Edi Rama eshte armik i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
Sot KQZ ka vendosur te regjistroje si parti politike ne zgjedhje, nje subjekt qe ligjerisht nuk konsiderohet parti politike, per shkak se vendimi i regjistrimit i shkalles se pare nuk ka marre forme te prere. KQZ, ka rrezuar edhe qendrimin e vet te meparshem per kete ceshtje, kur ne nje rast identik me votim 7 me 0 kishte vendosur mosregjistrimin e subjektit ne zgjedhje.
Rama e ka te kote. Populli ka vendosur qe ne daten 30 qeshor nuk ka per te patur zgjedhje!