TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në “Të paekspozuarit”, analisti Armand Shkullaku, tha se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk iku vetë por e shkarkoi kryeministri Edi Rama.
Sipas analistit, Xhafaj kishte dy momente për t’u larguar nga posti i ministrit por nuk e bëri, njëri nga këto momente ishte kur doli historia e vëllait të tij në përgjimin e “Babales” për trafik droge.
“Famtir Xhafaj nuk ka ikur vetë, këtë e them me bindje, ai është shkarkuar nga Edi Rama. Xhafa kishte dy momente për të ikur vetë, priti deri ditën e fundit.
Ministri i Brendshëm mund të largohej vetë ditën kur doli historia e të vëllait,” shpjegoi Shkullaku.
“Filloi vetingun në polici, dhe nuk mund të bësh vetingun e dikujt kur ke vetë problem.
Unë e kam përshëndetur ardhjen e Xhafës pas ikjes së Tahirit, pasi historia e tij nuk ishte nga rilindja, por nga Partia Socialiste, ai u soll si rilindas,” tha analisti.
“Momenti i parë ishte kur doli historia e Agronit, duhet të kishte dhënë dorëheqjen, sakrifikoi lirinë e vëllait për postin e ministrit. Xhafaj dhe Rama nuk komunikonin mes tyre,” tregoi Shkullaku.
“Vendosja e Sandër Llleshit, ishte për të hequr ngarkesat politike që do të vinin nga Partia Socialiste dhe ka vendosur këtë me idenë mbase shpëtoj,” tha Shkullaku. TPZ.AL