AKTUALITET, 1 Nëntor 2018, 22:04

Ambasadori i tha që do arrestohet Vangjush Dako, Berisha tregon batutën

Ambasadori i tha që do arrestohet Vangjush Dako, Berisha tregon

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer “bisedën me një ambasador të rëndësishëm” për Vangjush Dakon, kryebashiakun e Durrësit.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, Berisha tha se ambasadori e kishte pyetur nëse do arrestonin Vangjush Dakon.

Po ju tregoj bisedën me një ambasador shumë të rëndësishëm. Erdhi në zyra dhe më tha: Do ta arrestojnë edhe Gjushin? Unë i them: Mision i pamundur. “Pse”, më thotë.

I them: A ke dëgjuar të arrestohet ndonjëherë gjysma e njeriut, po kjo është si të arrestosh gjysmën e Ramës. Mund të arresosh Ramën, por jo gjysmën.

“Gjushi e peshon në kandar Edi Ramën”, shtoi Berisha.