AKTUALITET, 1 Nëntor 2018, 22:39

Debati/ Nazarko: Ata që thanë se Italia do sillte prova për Tahirin gabuan, Bushati: Vetëm avokati i Tahirit mund të flasë kështu

Debati/ Nazarko: Ata që thanë se Italia do sillte prova për

Analistët Andi Bushati dhe Mentor Nazarko, kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit", lidhur me dokumentin që ka sjellë Siamir Tahiri nga Italia, nëpërmjet të cilit pretendon se është çertifikuar pafajësia e tij. Nazarko tha se të gjithë ata që thoshin se Italia do sjellë prova për fajësinë e Tahirit gabuan, ndërsa Andi Bushati tha se askush nuk ka pretenduar që provat për Tahirin do vinin nga Italia por se ato ishin në Shqipëri dhe ishin publikuar nga Zagani që në vitin 2015.

Mentor Nazarko: Nuk mund të mohojmë se përfundimi i drejtësisë italiane është me rëndësi për procesin që ka nisur në Shqipëri. Akuzat që janë bërë mbi Tahirin janë të karakterit juridik, mediatik dhe politik. Ajo që ka thënë sot, është që me anë të një dokumenti italian, është përgjigjur duke thënë, a keni thënë që italianët kanë prova për mua?

Ne do duhet të kemi një metër të rëndësishëm, ca kemi thënë më përpara dhe cfarë themi sot.

Andi Bushati: Ky është këndvështrimi po të jesh avokat i Tahirit. Tahiri me prokurori me polici, ata që janë në kërkim nuk i kapte.

Mentor Nazarko: Nëse ti i thua që ta provoi Italia dhe pastaj nuk e provoi Italia, duhet të thuash gabova.

Andi Bushati: Saimir Tahiri nuk ka të drejtë, sepse kur gjithë Shqipëria e dinte dhe kishte akuza publike që Habilajt merren me drogë, ai thoshte akuzuesit janë fëlliqësira dhe bashkëpunëtor të krimit.

Mentor Nazarko: E gjithe akuza ishte, se do kapesh me presh në duar nga italianët.

Andi Bushati: Ne po bëjme debat. Asnjë nga ne nuk ka thënë që Saimiri do e hajë, sepse do vijnë provat nga Italia. Prandaj po them është e pandershme të bësh opozicion me dicka që është thënë diku tjetër.

Nazarko: Hetimi vazhdon, por të mos gabojmë të themi do i sjelli Gjermania apo Italia provat.

/TPZ.AL/