AKTUALITET, 1 Nëntor 2018, 22:43

“Po të mëshiroj”/ Intervista me Tahirin, Nano përplaset ashpër me gazetaren: Kurba ime ulet kur flas me ty..

“Po të mëshiroj”/ Intervista me Tahirin, Nano

Mbrëmjen e sotme në “Opinion”, përballë ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ishin një grup gazetarësh dhe analistësh të cilët kanë bërë pyetjet e tyre.

Por gjatë inetrvistës, ka pasur edhe një debat verbal me gazetares Klodiana Lala, Basir Çollaku dhe analistit Mustafa Nano.

Nano u shpreh në hyrje të diskutimit të tij, se Saimir Tahiri ka pranuar të shkojë në një emision me 6 vetë, ku tre i kishte armiq dhe tre nuk i kishte miq.

Kjo ka shkaktuar reagim tek gazetarja Lala dhe gazetari Besmir Çollaku, të cilët nuk e quajtën të drejtë termin armik. Lala tha madje, se ka bashkëpunuar shumë mirë me zotin Tahiri gjatë kohës që ka qenë Ministër i Brendshëm.

“Këtë hipokrizinë e jetës publike shqiptare nuk e duroj dot. Termi armik në politik përdoret edhe në Amerikë edhe në gjithë Europën”, tha Nano duke iu drejtuar më pas gazetares Lala me fjalët:

“Kurba ime më e ulët televizive është kur të kam përballë ty dhe Basirin”.

“Po e mëshiroj në këtë pikë”, u përgjigj Lala.