AKTUALITET, 1 Nëntor 2018, 22:43

Lubonja: Tahiri po fshihet pas gishtit me dokumentin italian

Lubonja: Tahiri po fshihet pas gishtit me dokumentin italian

I ftuar në “Të paekspozuarit”, analisti Fatos Lubonja, tha se dokumenti që solli Saimir Tahiri nga Italia nuk do të thotë pafajësi. “Të kërkosh të mbrohesh me një vërtetim të Italisë është si të fshihesh prapa gishtit sepse Tahiri kur ishte ministër  në kohën e tij u Lazaratizua gjithë Shqipëria”, tha Lubonja. Anlisti i është kthyer akuzave ndaj Tahirit për bashkëpunim me bandën Habilaj por edhe për ngjarjen që lidhet me 800 mijë euro që u gjendën në makinën e biznesmenit, ku ishin aty edhe patenta e ish-ministrit Tahiri dhe bashkëshortes së tij. “Nga hetimet doli se Tahiri i paska dhënë makinën Habilajve. Dini gjë cfarë ndodhi me ato 800 mijë euro... si u shpjegua pasaporta e Tahirit pranë atyre parave? Ka hetuar gjë prokuroia për këto çështje? Kur do të thotë ndonjë gjë prokuroria, kur të bjerë Shqipëria?!.” LEXO EDHE: http://www.tpz.al/2018/11/01/pergjimi-i-dakos-lubonja-krimi-ka-kapur-politiken-dokumenti-e-verteton/ TPZ.AL