AKTUALITET, 1 Nëntor 2018, 21:23

Andi Bushati: Vangjush Dako gënjeu, përgjimi i ri tregon se ka afrimitet mes tij dhe Avdylëve

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u publikua një përgjim i ri i Vangjush Dakos me Altin Avdylin, u shpreh se ky përgjim rrëzon alibinë e Vangjush Dakos, se ai nuk ka ndonjë afrimitet me anëtarët e bandës së Shijakut dhe se ja hap të gjithë qytetarëve telefonin. Bushati tha se përgjimi i ri, sëbashku me dy përgjimet e publikuara javën e shkuar nga "Të Paekspozuarit", tregojnë se Dako ka gënjyer në daljen e tij në televizion.

"Biseda e parë është, "na duhen ca lek se janë zgjedhjet". Biseda e dytë është, "doja ta falenderoja se mbaruan zgjedhjet". Pasi dalin bisedat, del Dako në Opinion dhe thotë, unë me zgjedhësit flas gjithmonë. Jemi në Qershor 2017.

Biseda e sotme, është e shkurtit. Duke qenë biseda e shkurtit, ajo tregon të njëjtin afrimitet. Një njeri që do të zbulojë të vërtetën, thotë pse gënjeu Dako në Opinion? "

Bushati tha se biseda e publikuar në Të Paekspozuarit, tregon se mes Dakos dhe Avdylëve ka një afrimitet që zgjat shumë muaj në kohë.

" Kush është debati që zhvillohet në Shqipëri? Ne nuk themi që Gjushi, Edi Rama, marrin trastat dhe e cojnë kokainën në bregun tjetër vetë fizikisht. Në themi, që këta i tolerojnë këta persona, sepse kur i duhen, i përdorin. Ky përgjim është pikërisht ilustrim i këtij debati. Kemi një grup që akuzohet për trafik kokaine. Nuk është kapur derisa ra në rrjetër e gjermanëve dhe Shqipëratët nuk do e kapnin, sepse mbyllin sytë se kur i duhen i përdorin këta persona për zgjedhje.

Nuk po thotë njeri se kryebashkiaku i durrësit dyshohet se është trafikant droge. Hetimi mund të fillojë, për përdorim të grupeve krimanale, që vjedhin zgjedhjet", u shpreh Bushati.

/TPZ.AL/ 

Lexo edhe:

http://www.tpz.al/2018/11/01/ekskluzive-te-paekspozuarit-publikon-pergjimin-qe-rrezon-alibine-e-vangjush-dakos/

EMISIONI I PLOTË: