AKTUALITET, 1 Nëntor 2018, 21:41

Tahiri: Nuk më duhet ç’mendon Jaeld Çela, unë besoj se është i pafajshëm!

Tahiri: Nuk më duhet ç’mendon Jaeld Çela, unë

Saimir Tahiri është rikthyer në Opinion me të njëjtin rol si një vit më parë, atë të viktimës së një konspiracioni me autorë prokurorinë, opozitën, oligarkët dhe “duart e zeza”. Megjithatë kur gazetari Blendi Fevziu i ka kujtuar se hetimet e prokurorisë shqiptare kanë zbuluar përfshirjen e shefave të policisë në trafik droge, ish ministri i Brenshëm ka veçuar mes tyre Jaeld Çelën, ish drejtorin e policisë së Vlorës, aktualisht në arrati.

Çuditërisht, Tahiri ka thënë se ai beson se Jaeld Çela është i pafajshëm. “Ka qenë drejtues i policisë, shpresoja të sillej si shtetar edhe sikur drejtesia t’ia fuste kot. Ka punuar me mua, unë e besoj se është i pafajshëm. Ky është mendimi im se ç’mendon ai dhe ti (Blendi Fevziu) është punë për ju” u shpreh Tahiri.