AKTUALITET, 1 Nëntor 2018, 22:23

Shkullaku: Dokumenti italian nuk e shfajëson Tahirin , në Shqiperi ka prova se si udhëtonte bashkë me Habilajt

Shkullaku: Dokumenti italian nuk e shfajëson Tahirin , në Shqiperi ka

“Ku ka bythë polici që të ndalojë makinën e një ministri”, tha analisti Armand Shkullaku duke folur për “pafajësinë” e Saimir Tahirit.

Referuar një certifikate pafajësie që Tahiri ka paraqitur në media ditët e fundit, Shkullaku sqaron se kjo nuk është pafajësi sepse ministri hetohet në Shqipëri për akuza për të cilat tashmë ka prova. Shkullaku ktheu në kujtesë akuzat që i janë bërë ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, për bashkëpunim me bandën e drogës Habilaj.

“Makina e ish-ministrit është përdorur nga kushërinjtë e tij, të bandës Habilja, për të kryer trafik droge. Për këtë tashmë ka prova. Tahiri gënjën kur thotë nuk kam hipur kurrë në atë makinë, ka lëvizur me atë makinë dhe ka lëvizur bashkë me Habiljat dhe për këtë ka prova”, tha Shkullaku.

Aanlisti e cilëson Tahirin “një farë Gjushi i sofistikuar”, duke sqaruar se Tahiri nuk ka marrë çertifikate pafajësie nga italia.

“Prokuroria italiane ka prova dhe fakte për grupin Habilaj dhe sot janë në burg. Tahirit i është mbyllur një hetim për mungesë faktesh. Tahiri akuzohet se në shqipëri me veprime dhe mosveprime, pavarësisht denoncimeve që kemi bërë her pas here, ai lejoi që Shqipëria të kanabizohej e të bëhej lajm në gjithë botën. Ska vënd si Shqipëria ku vijnë avionë dhe transportojnë drogë. Ka një kupolë policie të kapur nga krimi, ka raste të vërtetuara të lëvizjes me kushuërinjtë e tij trafikantë, ka prova për këtë. Ai po hetohet në Shqipëri për këto prova dhe nuk mund ti bëjë presion prokurorisë”, tha Shkullaku.

TPZ/AL

LEXO EDHE:

http://www.tpz.al/2018/11/01/armand-shkullaku-i-gjithe-durresi-e-di-me-ke-shoqerohet-dako-paturpesia-ka-arritur-kulmin/