AKTUALITET, 15 Dhjetor 2018, 22:01

Shkatërrohet banda e trafikantëve shqiptare në Itali, tentuan të digjnin një lokal nate

Shkatërrohet banda e trafikantëve shqiptare në Itali, tentuan

Karabinierët e Riccione-s shkatërruan një bandë shqiptare. Përveç shitjes së kokainës dhe kryerjes së grabitjes, ata gjithashtu ishin përpjekur ti vinin zjarrin në një klubi nate, ku një partner i grupit punonte.

Sipas mediaeve italiane, ata shisnin pluhur të bardhë përgjatë Rivierës, veçanërisht të rinjve.

Por dje, pas 6 muajsh hetimesh, u vunë dy shqiptarë në pranga të moshës 23 dhe 21 vjeç, që jetonin në Misano dhe Tavullia.

Në shtëpitë e tyre, karabinierët gjetën 200 gram kokainë të pastër.