TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD, deputeti Klevis Balliu tha se kryeministri uzurpator ka sot mbi shpinë edhe urrejtjen ndërkombëtare dhe se ai duhet rrëzuar. Balliu u shpreh se koha është tani dhe çdo vonesë nuk do na e falë historia, demokracia, liria.
“Unë ju ftoj të gjithë ju vëllezër dhe motra bashkëluftëtar guxoni dhe frymëzohuni me bindje totale se duhet të shembim Edi Ramën i cili ka për deviz të karrierës së vetë politike vetëm një fjalë, hajdut”- tha Balliu.
"Ta shpëtojmë Shqipërinë nga njeriu krim nga njeriu bandë Edi Rama. Kjo thirrje nuk është program me afate dhe plane kjo është kështu: të dalim që këtu drejtë tek studentët të lëshojmë kumtin e shpirtit për të rinjtë e Shqipërisë dhe bashkë me ta të kapim sheshet dhe sheshin para Kryeministrisë deri në rrëzimin e tij. Analizat janë bërë faktet, janë ne, duhet të kemi vetëm një thirrje RAMA IK", tha Balliu.