TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazmend Oketa, pas rreth një viti e gjysmë është rikthyer në politikë, krah Partisë Demokratike. Në një lidhje direkte në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ai ka treguar dhe se çfarë e shtyu të merrte këtë vendim.
“Në fakt unë kam afro një vit e gjysme që u tërhoqa nga angazhimet politike duke iu rikthyer profesionit tim të inxhinierit.
Motivet: Zhvillimet e fundit politike në vend; ajo që më bëri të heq çdo mëdyshje ishte lëvizja e studenteve, besimi që gjërat mund të ndryshojnë. Më bëri protesta e banorëve të Unazës së Re. Protesta dinjitoze e aktorëve të Teatrit Kombëtar. Si dhe detyrimi qytetar, që nëse je i angazhuar apo jo politikisht, që të reagoj kundrejt çdo padrejtësie dhe besoj se mjafton të përmendim rastin e Unazës së Re”, u shpreh ai.