TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Akademiku Artan Fuga teksa foli për studentët dhe protestën e tyre, ai u ndal njëherësh edhe tek pjesa e plagjiaturave dhe korrupsionit në universitetet shqiptare.
Ai deklaroi, por jo në formë të bindur, se mund të këtë pedagogë, të cilët janë të trembur nga reforma dhe nga sfidat e arsimit të lartë.
Në fjalën e tij për emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në “News24”, akademiku Fuga bëri thirrje që të mblidhet një Kuvend Kombëtar për të larguar nga rruga studentët, të cilët strapacohen prej gati dy javësh.
“Unë do të isha për çdo centimetër, që çdo profesor të verifikohet deri në fund. Të gjitha librat e botuara të merren në shqyrtim rresh për rreshti. A ka spekulime, a ka plagjiatura, a ka korrupsion. Për plagjiaturë nuk është të kopjosh fjalinë, por të bësh plagjiaturën e metodës dhe termit, bazën e të dhënave. Pedagogët nuk duan të ndërhyjnë në protestën e studentëve, sepse pastaj do të behët e pedagogëve. Them se ka një përqindje pedagogësh, nuk e përjashtoj, mund të jenë të trembur përballë sfidave.
Çfarë këshillash do t’u sugjeronit studentëve?
Fuga: Nuk dua të japë këshilla, sepse nuk mund të japësh këshilla për persona që vuajnë, që hanë byrekë. Rinia që vuan për të blerë libra. Nuk ka para për të bërë një udhëtim në Europës. Nuk ka para për të bërë një përkujdesje të duhur shëndetësore. Kam kërkuar një kuvend kombëtar për arsimit, shkarkimin e bordit, agjencive të ministrisë. Të krijohet një këshillë nga përfaqësuese nga të gjitha aktorët për të marrë masat emergjente. Kam frikë që nëse këto nuk do të ndërmerren, dhe nuk do të kemi tarifat më të ulëta. Ulja e tarifave në këtë mënyrë mund të sjellë degradim të mësimit, dhe të diplomës. Tarifat janë tërësisht absurde, janë shumë të lartë. Ka disa mekanizma që duhen ndjekur për të ulur ato. Të kërkojnë, te presidenti, tek kryeministri, tek Kuvendi, tek deputetët, që të mblidhet ky Kuvend deh mos t’i lënë studentët në rrugë dhe në pyll. Të gjithë kanë fajet e tyre , përfshirë edhe mua