TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një penallti “alla Panenka” e realizuar nga Mauro Icardi në minutën e 75-të të takimit, bëri që Interi të mposhtë Udinesen me rezultatin minimal 1-0 dhe të rikthehet te fitorja në kampionat, që mungonte prej ndeshjes me Frosinonen.
Zikaltrit e Spallettit, të cilët panë t’u rrëshqasin nga duart dy objektiva të rëndësishëm sezonalë brenda një jave, e nisën mjaft mirë sfidën e sotme, duke dominuar thuajse totalisht pjesën e parë të ndeshjes përballë friulianëve.
Në minutën e 74-t, pas një krosimi nga këndi, Fofana largon topin me dorë, por gjyqtari nuk e shikon dhe lejon avantazhin, gjithsesi pas më tepër se 30 sekondash vjen momenti i VAR-, që sinjalizon 11-metërshin.
Pikërisht kapiteni Mauro Icardi ishte ai që mori përsipër ekzekutimin e kësaj penalltie, duke gjuajtur saktë “alla Panenka” dhe duke dërguar topin në rrjetë, gol ky që mbeti në fuqi deri në përfundim të takimit, ndonëse zikaltrit mund të kishin dyfishuar në disa kundërsulme.
Me këtë fitore Interi mbetet në vendin e tretë, por tashmë shkon në kuotën e 32 pikëve, në ndjekje të Napolit, që ka 35 pikë, me Juventusin që është në krye.