AKTUALITET, 15 Dhjetor 2018, 19:44

Studentët shqiptarë në Francë: Mos u dorëzoni! Askush nuk të jep të drejtat e tua po nuk luftove për to!

Studentët shqiptarë në Francë: Mos u dorëzoni! Askush

Një grup studentësh shqiptarë që studiojmë në Francë janë solidarizuar me atë që studiojnë në Shqipëri, duke mbështetur kërkesat e tyre.

Ata kanë postuar një foto, ku shkruhet “Me studentët”. “Askush nuk të jep të drejtat e tua po nuk luftove për to. Mos u dorëzoni!”, është mesazhi i tyre.

Mesazhi i plotë

Jemi një grup studentësh Shqiptarë që studiojmë në France. U detyruam të largohemi nga vendi ynë për shkak të politikanëve bastardë që kemi në Shqipëri, të cilët mendojnë vetëm për vete.

Kemi një mesazh për studentët:

MOS U DORËZONI!

Askush nuk të jep të drejtat e tua po nuk luftove për to. Shiko çbëhet në Francë. Kanë një muaj në shesh e nuk shkulen. Kështu bëhet. Kemi shpresë shumë se do ndryshohet kjo situatë e ndyrë në Shqipëri që edhe ne te mund te kthehemi e të punojmë në vendin tonë.

JENI SHPRESË!

/TPZ.AL/