AKTUALITET, 15 Dhjetor 2018, 18:46

VIDEO/ Basha paralajmëron publikimin e një afere të re...

Kreu i Partisë Demokratike nga Unaza e re, ku ka qenë në mbështetje të banorëve, ka kërkuar që të gjithë qytetarët të bashkohen me protestën e studentëve, të cilën e quajti madhështore.

Basha

Basha shtoi se Rama po luan me nervat dhe shëndetin e studentëve, dhe për këtë gjë të gjithë qytetarët duhet të jenë në mbështetje të tyre.

PROTESTA E STUDENTËVE

Sot e gjithë Shqipëria është ngritur në protestë. Protesta nga më madhështorja që është ajo e studentëve, por dhe protestat e tjera. Kjo tregon gjendjen alarmante që po kalon Shqipëria. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, të dalin masivisht në protestën e studentëve. Rama po luan me nervat dhe shëndetin e tyre në këto ditë të ftohta. Unë u drejtoj një ftesë të gjithë qyteteve, që të bashkohen me studentët. Vetë partia demokratike ka tre vite që kërkon shfuqizimin e Ligjit të Arsimit ë lartë”, u shpreh ndër të tjera Basha.

UNAZA E RE

PD ka ndihmuar banorët në këtë padi me ekspertët e saj. Planin ia kanë prishur studentët, ndaj është sulur për ti mbrojtur, por s’ka për t’ia dalë dot. Të gjitha tenderat fitohen në garë të dyshimta. Tek unaza e re ka edhe një aferë tjetër, dhe ne po merremi me shqyrtimin e dokumenteve, ne do t’i bëjmë publike në ditët në vijim. Ne jemi në radhë të parë në mbështetje të banorëve dhe studentëve, jam i bindur se Edi Rama do të largohet një orë dhe më parë.