TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndonëse moti nuk ka qenë në favor të protestës së studentëve, ata vazhdojnë të qëndrojnë përpara kryeministrisë për ta çuar deri në fund kauzën e tyre. Studentët kanë kërkuar në korr largimin e dekanit të fakultetit Ekonomik, Dhori Kulen.
Studentët e këtij fakulteti kanë kërkuar një takim me dekanin, por ai nuk ka shkuar për t’u përballur me ta.
Kule, kishte kërkuar një përfaqësi prej 20 studentësh për të biseduar ditën e sotme. Studentët nuk e kanë pranuar këtë gjë dhe kanë shkuar në masë.
Ky masivitet i studentëve ka bërë që Dhori Kule t’i shmanget takimit. Të zhgënjyer nga kjo sjellje, studentët kërkojnë dorëheqjen e tij.