AKTUALITET, 15 Dhjetor 2018, 21:14

Veliaj kujtohet të shkojë në Londër për të folur për protestat e Tiranës

Veliaj kujtohet të shkojë në Londër për të folur

Erion Veliaj pasi ka heshtur për një kohë të gjatë, vendosi të flasë nga Londra për të folur për protestat e studentëve. Dhe natyrisht, tv që nuk i ndahet kurrë Top Channel e ka ndjekur pas deri në Londër për ta dëgjuar se ka “vetëm admirim për mënyrën se si janë organizuar studentët”.

Veliaj në kërkim të rikandidimit ka përsëritur Ramën në akuzën ndaj drejtuesve të universiteteve që sipas tij, reformën në arsim e kanë keqkuptuar: “rektorë dhe dekanë kanë marrë vetëm privilegjet dhe jo përgjegjësitë”. Duke folur për Top Channel në Londër, Erion Veliaj dha këtë mesazh për studentët protestues: “Thirrja ime për studentët është: mos u influenconi nga partitë. E di që në çdo fakultet janë lacat e partisë që mundohen të ndezin zjarre të paqena. Thirrja ime është mos mendoni për politikanët që kanë hallin te zgjedhjet e ardhshme”.