BOTA, 23 Shtator 2017, 10:55

Irani sfidon hapur Trumpin, provon raketën me rreze të mesme

Irani ka testuar një raketë me rreze të mesme, duke sfiduar hapur Presidentin Donald Trump. Raketa "Khoramshahr", e cila ka një rreze prej 2,000km, u shfaq në televizionin kombëtar.

Presidenti Trump, kritikoi programin e raketave dhe marrëveshjen e armëve bërthamore të vitit 2015, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së.

Presidenti Iranian, Hassan Rouhani deklaroi se Irani do të rrisë fuqinë ushtarake, në mënyrë që të "vetëmbrohet".

Raketa "Khoramshahr", u shfaq fillimisht në paradën ushtarake të premten, në Teheran. Kjo raketë mund të mbajë disa armatime njëkohësisht.

Presidenti Trump e ka përfshirë Iranin, në "grupin e regjimeve armiqësore", dhe u shpreh se marrëveshja e Iranit dhe Amerikës lidhur me armët bërthamore, është "një turp" për SHBA-në.

Rhouhani u përgjigj duke e quajtur Trumpin një "figurë rishtare, armiqësore në politikën ndërkombëtare", dhe e përkufizoi Presidentin si një lider "injorant dhe absurd". BBC/ Përgatiti: tpz.al/