BOTA, 26 Shtator 2017, 10:02

Baresha e vogël, sot është ministrja e Arsimit në Francë

 

Najat Belkacem, ministrja e Arsimit dhe Kërkimit në Francë, është edhe frymëzim për të gjithë ata që kanë pasur fëmijëri të varfër e të vështirë, por kanë arritur suksesin.

Najat Belkacem lindi në fshatin Nadorit, më 1977, një fshat i vogël dhe i largët në Marok.

I ati, punëtor ndërtimi në Francë, kërkoi Najatit dhe familja t’i bashkoheshin atje dhe kësisoj, Najat u transferua në periferinë e Amiensit, më 1982.

Ajo u diplomua pranë Institutit të Studimeve Politike, në Parisi, në vitin  2002.

Iu bashkua menjëherë Partisë Socialiste dhe nisi të luftonte për të drejtat e qytetarëve, për banesat sociale, si dhe kundër diskriminimit.

Belkacem u zgjodh si këshilltare bashkiake në Rhone Alpines dhe e mbajti këtë detyrë, deri në vitin 2008.

Më 2008-ën, ajo u zgjodh si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Bashkiak në Rhone dhe ishte e mirënjohur në politikë që atëherë.

Më 2012-ën, ajo u emërua si ministre e Të Drejtave të Grave dhe zëdhënëse e qeverisë së presidentit Hollande.

Më në fund, 2014-ta solli emërimin e saj si ministre e Arsimit. Najat, tashmë ministre franceze, në fëmijëri ishte një bareshë e vogël, në Marok.