TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ushtria kineze, ka prezantuar dronët më të fuqishëm luftarakë që kanë kapacitet të mbartin bomba 2-tonëshe dhe në luftën ajrore mund të konsiderohen si tank-ajror.
Droni i fundit kinez është quajtur “ Shpata e Mprehtë” dhe ai ka arritur të marrë çmimin e dytë të progreseve shkencore dhe teknologjike të këtij viti në Kinë.
Ky është i pari dron i këtij lloji që prodhohet nga vendet që nuk janë anëtare të NATO-s.
Thuhet se droni “ Shpata e Mprehtë” do t’i vihet në shërbim ushtrisë kineze deri në vitin 2019 për kryerjen e misioneve të kontrolleve të huaja dhe për objektiva ushtarake.
"Daily Mail", raporton se, duke qenë se programi i qeverisë kineze për prodhimin e dronëve është krejtësisht sekret dhe i fshehtë, rreth këtij droni nuk ka informacione dhe pamje ekzakte. Prodhimi i këtij droni që nga kinezët është quajtur Lijian, konsiderohet një sukses i madh në industrinë ajrore të Kinës.